| AlbPixel | Aty Ku Dizajni Mbreteron |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

| AlbPixel | Aty Ku Dizajni Mbreteron |


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pėrshtatni videon tuaj pėr YouTube

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.GiMi
Fillestar/e
Fillestar/e
Mr.GiMi


Numri i postimeve : 11
Registration date : 14/08/2008

Pėrshtatni videon tuaj pėr YouTube Empty
MesazhTitulli: Pėrshtatni videon tuaj pėr YouTube   Pėrshtatni videon tuaj pėr YouTube Icon_minitimeThu Aug 14, 2008 4:40 pm

Pėrpunoni video materialin tuaj nė mėnyrė qė, sa mė shpejt ta vendosni nė shėrbimin YouTube, dhe me kėtė mė sė paku tė humbas nė kualitet.

YouTube njeh njė numėr bukur tė madh tė formateve dhe nė tė vėrtetė do tė pranojė pothuajse ēdo video material me madhėsi deri nė 100 MB, nė ēfarėdo dimensioni tė fotografive. Pas ngarkimit (upload) videoja me anė tė procesit tė automatizuar do tė parakodohet dhe zvogėlohet pėr t’iu pėrshtatur riprodhimit nė kohė reale. Duke marrė parasysh se serveri do tė bėjė disa intervenime nė videon tuaj, mė mirė ėshtė t’i bėni paraprakisht, sigurisht rezultati do tė jetė mė kualitativ, dhe do tė kurseni kohė gjatė ngarkimit tė videove nė kėtė shėrbim.

Pėr tė pėrgatitur video solide pėr YouTube do tė jetė i mjaftueshėm edhe njė telefon mė i avancuar celular, i cili mund tė regjistrojė video materiale me rezolucion prej i 320 x 240 piksela. Do tė ishte e rekomandueshme qė sė paku tė keni fotoaparat i cili incizon dosje video tė tė njėjtit rezolucion apo mė shumė, sė bashku me 30 fotografi nė sekondė, e mė sė miri, natyrisht, ėshtė tė posedoni video kamerė. Cilado qė tė jetė arma juaj pėr xhirim, ju rekomandojmė qė videon para ngarkimit ta vendosni nė kompjuterin tuaj.

Mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė pėrshtatni videon tuaj me rezolucionin e YouTube

Pėrshtatni videon tuaj pėr YouTube Youtube2

Pas kėsaj duhet tė pėrzgjidhet njė program me anė tė tė cilit do tė mund tė ndryshoni rezolucionin e dosjes video. Njė zgjidhje krejt solide do tė ishte tė zgjidhni softuerin Auto Gordian Knot, tė cilin edhe nuk keni nevojė ta paguani. Windows Movie Maker mund tė kryej punė, mirėpo ai punon me video-formatet WMV, tė cilat i japin kualitet solid fotografisė, por kur ato tė kalojnė nėpėr kompresionin e YouTubet, rezultati ėshtė shumė i dobėt. Shumė i popullarizuar dhe jashtėzakonisht i thjeshtė ėshtė softueri QuickTime Pro, por ai nuk ėshtė pa pagesė.

Fillimisht duhet tė zgjidhet rezolucioni i YouTube nė opsionet e avancuara tė AGK-sė; ėshtė e mundur qė tė pėrzgjidhet vetėm rezolucioni horizontal, derisa ai vertikal do tė pėrzgjidhet automatikisht varėsisht nga formati i incizimit. YouTube e preferon formatin 4:3, qė ėshtė klasik televiziv. Ashtu incizojmė edhe shumica e telefonave celularė dhe fotoaparateve, derisa nė kamera mund tė pėrzgjidhet formati edhe para incizimit. Nė ēdo rast, vlen tė pėrzgjidhet 320 piksela tė rezolucionit horizontal. Zėri ėshtė mjaftueshėm tė kodohet nė 128 Kb/s tė formatit MP3, mund tė pėrzgjidhet edhe bit rate variabil (VBR) me vlerė prej 128. Nė menynė e parė duhet tė caktoni opsionin Target Quality dhe tė zgjidhni 100%. Pas kėsaj vetėm duhet tė fillojė kodimi.

Kualiteti prej 100% siguron fotografi tė pastėr, e cila nuk do tė degradohet shumė pasi qė tė jetė kompresuar nga YouTube.


Pėrshtatni videon tuaj pėr YouTube Youtube3

Rezultati do tė jetė sigurisht dukshėm mė i vogėl nė megabajtė sesa origjinali, prandaj edhe ngarkimi/vendosja nė YouTube do tė zgjasė mė pak, madje edhe koha qė nevojitet pėr video materialin tuaj nė shėrbim do tė jetė mė e shkurtėr sepse kodimi i brendshėm do tė kryhet shumė mė shpejt.

www.youtube.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrshtatni videon tuaj pėr YouTube
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| AlbPixel | Aty Ku Dizajni Mbreteron | :: IT World :: Tutoriale-
Kėrce tek: