| AlbPixel | Aty Ku Dizajni Mbreteron |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

| AlbPixel | Aty Ku Dizajni Mbreteron |


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT

Shko poshtė 
5 posters
AutoriMesazh
Extr3m
V.I.P Member
V.I.P Member
Extr3m


Numri i postimeve : 84
Age : 28
Location : n,Burg
Registration date : 12/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeWed Aug 13, 2008 8:11 pm


  • Mendova me hape nje teme
  • Pėr Pyetje dhe pergjigje rreth Teknologjis Informative [ IT ]
  • Poashtu Mendoj Qe Do te na nevoitet Shum ne FOrum Tonė,Kemi edhe Njerėz Te Kualifikuar Pėr IT Nė te Cilen do te pergjigjen me Saktėsi


  • Zhvillimi i shkencės dhe i teknologjisė qė zakonisht e quajmė progres shkencorė apo teknologjik, gjithmonė ka pasur ndikim tė madh nė zhvillimin e tėrėsishėm nė tė gjitha pjesėt e jetės shoqėrore. Zhvillimi i pėrbashkėt tė shkencės dhe teknologjisė ka sjellė ndryshime epokale tė cilat janė realizuar nė periudhat e ndryshme tė menaxhmentit. Teknologjia gjithmonė po zė nė tė gjitha sferat njerėzore e veēanėrisht nė sferėn e prodhimit material dhe nė organizim.

Ju lus qe te gjith antaret qe sa me pak chit-chat ne kete teme

1.Ketu mund te beni pytje rreth Teknologjis Informative

2.Shembull:

[~] ē'far ėshtė Kompjuteri
[~] ē'far ėshtė Serveri
[~] ē'ka ėshtė Ram
[~] ē'ka ėshtė WIRELESS
[~] Tė tjera Tė Tjera...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
spyhackk
Super Moderator
Super Moderator
spyhackk


Numri i postimeve : 92
Location : n`design world
Registration date : 17/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeTue Aug 19, 2008 3:18 pm

A do te Kete edhe ne te ardhmen Internet ? Sepse ne disa forume te huaja

kam degjuar qe thonin se: ne vitin 2010 nuk do te ket internet, sepse ngarkes e madhe!

Kerkoj Pergjigje?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hack-cs.tk
aLbpiXeL
Administrator
Administrator
aLbpiXeL


Numri i postimeve : 209
Age : 31
Registration date : 12/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeTue Aug 19, 2008 3:47 pm

spyhack keto jan vetem paramendime eshte e vertet se rrjeti do te ngarkohet goxha shum mirpo njerzit shkenctaret do ta gjejn zgjidhjen mos u brengos per kete
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://albpixel.nstars.org
aDmiral
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 40
Registration date : 16/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeWed Aug 20, 2008 5:00 pm

[~] ē'far ėshtė Kompjuteri
[~] ē'far ėshtė Serveri
[~] ē'ka ėshtė Ram
[~] ē'ka ėshtė WIRELESS
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HotGirl!
V.I.P Member
V.I.P Member
HotGirl!


Numri i postimeve : 88
Registration date : 18/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeWed Aug 20, 2008 5:03 pm

Cito :
[~] ē'far ėshtė Kompjuteri

Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) ėshtė njė pajisje elektronike qė ruan dhe pėrpunon tė dhėnat sipas njė liste udhėzuese. Kompjuter quajmė njė mekanizėm tė automatizuar i cili transformon njė njėsi impulsive (quajtur informacione, tė dhėna nė hyrje) nė njė tjetėr ose krijon njė njėsi tė re (quajtur e dhėnė, informacion nė dalje).

Funksionaliteti i kompjuterit ėshtė rezultat i njė kombinimi tė mirfilltė efektiv nė mes tė elementit softuerik dhe harduerik.


Llojet dhe format e kompjuterve janė tė ndryshme.

Ka tre lloje kompjuterash: analogė, shifrorė (ose siē quhen ndryshe dixhitalė) dhe hibridė.


Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT 450px-Kompjuteri

Thėnie

"Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me pėrdoruesit" - Brandt Allen
"Unė nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesėn e tyre." - Isaac Asimov
"Njė nga shprehjet mė tė frikshme nė kohėt moderne ėshtė Kompjuteri ka rėnė" - Norman Augustine
"Ndihmat elektronike, veēanėrisht kompjuterėt shtėpiakė, do tė ndihmojnė shtegėtimin e brendshėm, zgjedhjen jashtė realitetit. Realiteti nuk po bėhet mė problem pėrjashta, por problem brenda kokės suaj. Po bėhet njėkohėsisht tregėtare dhe e pėshtirė." - J. G. Ballard
"Une nuk jam personi i vetem qe perdor kryesisht kompjuterin e tij per qellimin e mashtrimit te tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry
"Fjala perdorues eshte fjala e perdorur nga profesionistet kompjuterike kur ata nenkuptojne idiotin." - Dave Barry
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HotGirl!
V.I.P Member
V.I.P Member
HotGirl!


Numri i postimeve : 88
Registration date : 18/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeWed Aug 20, 2008 5:05 pm

Cito :
[~] ē'far ėshtė Serveri

Server janė programe qė shėrbejnė duke pritur ndonjė porosi pėr ndonjė fletė tė regjistruar nė llogaritėsin ku janė tė aktivizuara. Me hyrjen e ndonjė kėrkese nė llogaritės ato aktivizojnė mekanizmin e gjurmimit nė logaritėsin dhe pas gjetjes sė fletės ato ja prezantojnė klientit tė porosisė. Nė bazė tė kėtyre programeve funksionojnė shėrbimet nė internetit si World Wide Web, Gopher, E-Mail, FTP.

Nja nga llojet e servereve eshte edhe Client-Server

Teknologjia Client Server ėshtė njė teknologji qė bėnė tė mundur komunikimin mė tė lehtė nė mes tė klientit dhe shėrbyesve. Kjo teknologji pėrbėhet nga dy pjese bazė, pjesa shėrbyese (sevuesi) dhe pjesa e pėrdoruesve (klienti). Pėr llogaritėsin ose kompjuterin personal, tė kyēur (online) nė rrjetin e internetit, pa pasur tė aktivizuar ndonjė program pėr pengimin e kyējeve nga jashtė (Fireware), tė pajisur me njė program (software) tė instaluar qė shėrben pėr marrjen e adresave te kėrkuara e prezantimin e tyre nė internet, thuhet se ėshtė shėrbyes. Nė teknologjinė e internetit pėrdoret termi Server. Server janė programe qė shėrbejnė duke pritur ndonjė porosi pėr ndonjė fletė tė regjistruar nė llogaritėsin ku janė tė aktivizuara. Me hyrjen e ndonjė kėrkese nė llogaritės ato aktivizojnė mekanizmin e gjurmimit nė logaritėsin dhe pas gjetjes sė fletės ato ja prezantojnė klientit tė porosisė. Nė bazė tė kėtyre programeve funksionojnė shėrbimet nė internetit si World Wide Web, Gopher, E-Mail, FTP.

Programet Client nė tė kundėrtėn janė programe qė japin kėrkesa pėr regjistra tipike drejtuar shėrbyesve nė internet. Kėto programe mund tė jenė pjesė e programeve mė komplekse, p.sh gjatė shtypjes sė ndonjė nyje nė fletėn qė keni tė hapur, klienti qė ėshtė i integruar nė shfletues gjurmon adresėn HTTP dhe dėrgon porosinė pėr atė adresė tek serveri pėrkatės. Ky proces ndodhė edhe nėse ju shuani ndonjė E-mail. Pėr rrjedhjen e transmetimit te porosive dhe dėrgesave pėrkujdeset protokolli HTTP.

Klientit me ndihmėn e kėsaj teknologjie i mundėsohet jo vetėm dėrgimi i porosisė, por edhe shkarkimi i tė dhėnave tė ndryshme. Kjo nė praktik ndodhė kur ju mbushni ndonjė formularė, dėrgoni letra postare, apo tė dhėna tjera nė FTP. Pėr njė transmetim tė tillė nė kėtė teknologji pėrdoret termi Client-Push (Klienti fut tė dhėna shėrbyesit).

Po ashtu edhe shėrbyesi mund tė fusinė informata klientit, kjo teknik quhet Server-Push. nė kėtė rast shėrbyesi fut tė dhėna klientit pa kėrkesėn e klientit. Nė kohėt e fundit flitet pėr teknologjinė Push. Kjo teknologji duhet tė ju mundėsojė klientėve tė marrin tė dhėna nga shėrbyesit e internetit pa pasur nevojė tė bėjnė kėrkesėn. Pėr njė funksionim tė kėsaj pėrdoren shėrbimet Bodcasting, njė lloj shėrbyesish tė internetit tė cilėt shpėrndajnė lajmet aktuale. Netscape dhe Microsoft Internet Explorer (nga versionet 4.0) kanė pėrgatitur pikėpremjet pėr tė pėrdorur kėso lloj shėrbimesh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HotGirl!
V.I.P Member
V.I.P Member
HotGirl!


Numri i postimeve : 88
Registration date : 18/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeWed Aug 20, 2008 5:06 pm

Cito :
[~] ē'ka ėshtė Ram

RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memory me kuptimin Kujtesė me hyrje tė rastėsishme) ėshtė kujtesa kryesore e pėrkohshme e kompjuterit. Nė tėrsine e kupjuterit kjo kujtesė pasqyronė trurin e vogėl tė njeriut nė tė cilin mbahen tė dhėnat pėr njė kohė tė shurtė.


Kujtesa RAM ėshtė pikėprerje (udhėkryq) e tė gjitha tė dhėnave, pavarėsisht se nga vinė ato (nga kujtesa e pėrforcuar (hard disc), luajtsit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet tjera futėse tė tė dhėnave si tastatiera). Kujtesa RAM nė tėrėsi ėshtė njė pasqyrim i tavolinės sė punės nė njė punishte, nga e cila organizohet veprimtaria pėrkatėse.

E rėndėsishme ėshtė tė pėrmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra ikėn i gjithė informacioni qė ishte nė tė. Pra, n.q.s jeni duke shkruar njė letėr dhe ... "ikin dritat" , e gjithė puna do tė shkojė kot nėse nuk e keni regjistruar atė (ka mėnyra e mjete nga memorja RAM nė njėsitė e disqeve, vetėm n.q.s jepni komandėn pėr regjistrimin e tij nė to. N.q.s programi qė pėrdorni pėr njė qėllim ose njė tjetėr ndėrpritet (ose bllokohet) pėrpara se ta regjistroni atė punė tė bėrė deri nė atė moment, kompjuteri do ta zbrazė kujtesen RAM dhe do ta ri-fillojė atė me ngarkesėn e re (programin).



Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT 300px-4mbramvax
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HotGirl!
V.I.P Member
V.I.P Member
HotGirl!


Numri i postimeve : 88
Registration date : 18/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeWed Aug 20, 2008 5:52 pm

Cito :
[~] ē'ka ėshtė WIRELESS

Rrjeti i veglave ekektronike me sistem pėrēimi rrezatues tė infomatave tėrsia e komponeteve tė sistemit e njohur nga tregu i veglave komunikuese me termin (lexo vajerles) Wireless me kuptimin Rrjetat pa Kablo

Rrjetat pa Kablo janė rrjeta pėrmes tė cilave kryhet bartja e tė dhėnave qoftė nė njė pjesė tė caktuar tė njė rrjeti lokal ose nė tėrė rrjetin global botėrorė, bartja e tė dhėnave nė kėtė rast bartet pėrmes valėve dhe jo pėrmes kablove lodhėse.

Telefonia mobile ėshtė njė lloj teknologjie e rrjetave pa kablo e qė gjendet ēdo kund rreth nesh. A na pret diē e ngjashme edhe nė fushėn e rrjetave kompjuterike? Komunikimi pa kabllo ėshtė gjithnjė e mė i pranishėm edhe nė kėtė fushė, e trendi nė rritje edhe mė i theksuar. Shkaku kryesor pėr kėtė ėshtė pranimi i standardit IEEE 802.11 pėr Ethernet pa kabllo (Wireless Ethernet), pranimi i tė njėjtit nga njė shumicė e madhe prodhuesish, si dhe zhvillimi teknologjikė sa i pėrket shpejtėsisė dhe sigurisė sė komunikimeve pa kabllo. Pasi qė kemi tė bėjmė me njė teknologji jo mjaft tė njohur, te shfrytėzuesit, nė njėrėn anė ėshtė prezent mosbesimi, e nė anėn tjetėr kėrkesat jo reale. Me kėtė tekst duam t’ju afrojmė botėn e Wireless LAN rrjetave (WLAN) dhe tė japim pėrgjigje nė pyetjet mė tė shpeshta lidhur me to. Kėto pyetje kanė tė bėjnė me mundėsin e aplikimit, mėnyren e integrimit tė rrjeteve pa kabllo nė rrjetat ekzistuese me kabllo, pėr atė se nga ēka varet mbulushmėria maksimale si dhe sa ėshtė i sigurt komunikimi.


Pėr ndėrtimin e njė rrjeti pėrēues tė informatave me ndihmen e valėve rrezatuese nevojiten sė paku dy vegla elektronike tė instaluara nė aparate tė ndryshme elektronike. Njėra nga kėto vegla duhet qė tė kodojė informatat e mara nga makina elektronike dhe tė transformoj ato nė rrezatim i cili prodhohet po nga ajo vegėl dhe shpėrndaet nė hapėsirė me largėsi tė caktuar brenda sė cilės gjendet vegla pranuese e cila kodin e pranuar e transformon nė kodin e makinės ku gjendet.

Varėsisht nga shkathtėsia e transformimit dhe prodhimit tė rrezeve gjendet edhe shpejtėsia dhe largėsia e pėrēimit tė informatave. Po ashtu rolė tė veēantė nė pėrēimet e tilla ka edhe frekueca e zgjedhur e rrezatimit e cila mund tė jetė edhe e dėmshme pėr shėndetin. Me qėllim tė ikjes sė kėsaj dukurie prodhimi i kėtyre veglave ėshtė standartizuar nga disa firma, standarte prodhuese qė pranohet nga shtete tė ndryshme.


Edhe pse mė parė ka pasur alternativa te tjera, sot standarti IEEE 802.11 mbretėron nė mėnyrė absolute nė treg. Per kėtė duhet pėrshėndetur sepse ka arsy tė mira, e edhe shfrytėzuesit kan dobi nga kjo, pasi qė nuk do tė kenė probleme me kompatibilitetin nė mes tė paisjeve tė prodhuesve tė ndryshėm. Vetėm nė raste shumė specifike dhe tė rralla, duhet kėrkuar zgjedhje jashtė standartit IEEE 802.11. Pėr tė kuptuar mundėsitė e WLAN-eve tė sotme, duhet me pare standartin IEEE 802.11. Sikurse edhe standarti shumė i pėrhapur “me kabllo” Ethernet standarti IEEE 802.3, ashtu edhe Wireless Ethernet IEEE 802.11 pėrpunon dy nga gjithsej shtatė nivelet e ISO/OSI lidhjeve – niveli fizik (PHY - Physical Layer) dhe niveli i lidhjes (MAC - Media Access Control Layer). Te Wireless Ethernet-i niveli fizik nuk ėshtė mė kabllo UTP, BNC apo fiber-optike por etėr, nėpėr tė cilin emitohen valėt infra tė kuqe dhe radio valėt. Teknologjia infra e kuqe (Infrared - IR) sot pėrdoret shumė rrallė nė WLAN komunikime, prandaj nuk do tė merremi me tė. Radio komunikimi te WLAN-i bėhet nė brezin frekuencor tė ashtu quajtur ISM (Industrial, Scientific & Medical) i cili ēdo kund nė botė ėshtė pranuar si brez, pėr pėrdorimin e tė cilit nuk nevojitet asnjė leje. ISM pėrbėhet prej tri brezeve frekuencore: 902 - 928 MHz, 2.400 - 2.483,5 MHz dhe 5.728 - 5.750 MHz. Prej tyre, momentalisht, mė sė shpeshti pėrdoret brezi rreth 2.4 GHz, megjithėse duhet pritur aplikim mė tė madh tė brezit rreth 5.8 GHz. WLAN-et shfrytėzojnė modulimin e spektrit tė zgjėruar, Spread Spectrum, i cili e shpėrndan sinjalin nė brez tė gjėrė, dhe ka shkaktuar njė revolucion tė vogėl. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse kjo mundėson qė disa shfrytėzues nė tė njėjtėn kohė, tė pėrdorin brezin e njėjtė frekuencor pa interferenca tė ndėrsjellta, dhe janė mė rezistente ndaj pengesave dhe pėrgjimeve se modulimi i spektrit “tė ngusht”. Nė vend se tė transmetohet sinjali me fuqi tė madhe nė brez tė ngusht, ėshtė treguar se ėshtė shumė mė mirė tė transmetohet me fuqi tė vogėl nė brez tė gjėrė frekuencor. Nėse nė ndonjėrėn frekuencė tė brezit ka pengesė, besushmėria qė informata e dėrguar ėshtė pranuar, ėshtė shumė mė e madhe pasi qė pjesa mė e madhe e sinjalit ėshtė bartur, dhe pengesa nuk do tė ketė fare ndikim nė tė. Gjithashtu, nuk duhet spjeguar shumė se pse ėshtė shumė mė vėshtirė tė pėrgjohet njė sinjal i cili ėshtė i shpėrndarė nė brez tė gjėrė frekuencor dhe atė me fuqi shumė tė vogėl. Vetėm tė shtojmė se kjo teknologji ėshtė zhvilluar para 50 vjetėve pėr qėllime ushtarake me cak qė tė jetė maksimalisht rezistente ndaj pengesave, interferencės dhe pėrgjimit.

Pėr shkak tė natyrės tjetėr fizike tė mediumit nė vet nivelin e lidhjes egzistojnė dallime nė krahasim me rrjetin me kabllo. CSMA/CD metoda e pėrdorur te rrjetat Ethernet me kabllo, kėtu ėshtė jo praktike, sepse zbulimi i koalizimeve nė radio sinjal ėshtė shumė mė i vėshtirė. Nė tė vėrtet, kahu nga emitohet sinjali, pėr shkak tė emitimit tė njėanshėm tė radiosinjalit, nuk ka mėnyrė tė zbuloj se a ka ardh deri te koalizioni. Pėr kėtė ėshtė ndryshuar metoda e ēasjes dhe quhet Distributed Coordination Function (DCF) e cila pėrdorėi Carrier Sense Multiple Access / Collision Avoidance (CSMA/CA), e jo metodėn Collision Detection (CD). Ka tė bėjė me atė se stacioni “ndėgjon” se a ėshtė mediumi i lirė pėr emitim, dhe nėse ėshtė, fillon me emitimin e sinjalit por vetėm pas njė intervali tė rastėsishėm kohorė. Kjo zvogėlon mundėsinė e koalizionit sepse pamundėson qė disa stacione fillojnė emitimin e njėhershėm kur kan zbuluar se mediumi ėshtė i lirė. Pėr komunikim mė efikas pėroret CTS dhe RTS sinjali. Nė fillim tė komunikimit dėrguesi dėrgon RTS sinjal dhe pėr njė periudhė kohore rezervon mediumin dhe informon marrėsin se ka njė paket pėr te, kuptohet nėse pranuesi gjendet pėrbrenda hapėsirės pranuese. Nėse nuk kemi tė bėjmė me ad-hoc rrjet, disa stacione nuk do tė pranojnė RTS sinjalin. Mirėpo, Acess Point-i nė WLAN dėrgon atėherė CTS sinjal i cili tani do tė mbėrijė deri te pranuesi si dhe deri te tė gjitha stacionet tjera, me ēka u bėhet me dije se mediumi ėshtė i rezervuar dhe se emitimi do tė fillojė sė shpejti. Kur kemi tė bėjmė me adresimin duhet pėrmendur se IEEE 802 skema e adresimit me gjatėsi prej 48 bitėshpėrdoret edhe standardin IEEE 802.11 me ēka e bėnė kėtė standard kompatibil me standardet tjera tė familjes sė standardeve 802 nė tė cilėn hynė edhe Ethernet-i klasik.


Pyetja e shtruar mė sė shpeshti kur kemi tė bėjmė me WLAN rrjetet ėshtė ēėshtja e sigurisė sė tyre. Ndoshta kjo do t’ju habis, mirėpo, shumė ekspert pėr qėshtje sigurie mednojne se WLAN rrjetat janė mė tė sigurta se rrjeta me kabllo. Pėr kėtė ekzistojnė argumente tė forta, e mos tė harojmė se edhe rrjetat me kabllo kan pjesėn e vet pa kabllo, emitojnė valė tė intensitetit jo tė vogėl, sidomos UTP rrjetat e sotme. Kur kemi tė bėjmė me sigurinė, dallimet kryesore nė mes rrjetave LAN dhe WLAN rrjedhin nga niveli i tyre fizik. Nuk do tė merremi me dobėsitė e LAN rrjetavepor do tė shqyrtojmė shkurtimisht disa mekanizma sigurie qė disponojmė tek WLAn rrjetat, e qė nuk i hasim nė botėn e rrjetave me kabllo. Tė pėrmednim sėrish qė vet teknologjia Spread Spectrum, siē thamė mė parėi, garanton shkallė tė lartė sigurie. Pėrveq kėsaj shumė Wireless paisje kan tė integruar opcionin pėr enkriptim. IEEE 802.11, si standard ka tekniken e sigurisė tė njohur si Wired Equivalent Privacy (WEP) e cila bazohet nė pėrdorimin e qelėsit dhe algoritmit RC4 pėr enkriptim. Shfrytėzuesit tė cilėt nuk e dinė qelėsin nuk mund ti qasen WLAN-it. Pasi qė enkriptimi shumė lehtė implementohet nė WLAN, kemi si rezultat numėr tė madh prodhuesish tė pavarur tė specuializuar pėr WLAN Security programe. Qė dikush ti qaset WLAN rrjetit duhet ti ketė disa informata si: brezin frekuencorė, kanalin dhe nėnkanalin e shfrytėzuar, qelėsin e sigurisė dhe fjalėkalimin pėr autentikim dhe autorizim tė shfrytėzuesit. Duhen mė shumė shėnime se te rrjetat klasike me kabllo, ēka i bėnė WLAN rrjetat mjaft tė sigurta. Ėshtė interesante tė pėrmendim se komunikimi infra i kuq IR ofron siguri tė madhe nė nivelin fizik, pasi qė IR valėt nuk kalojnė nėpėr objekte tė forta, siē ėshtė murri. Kjo zvogėlon mundėsinė e aplikimit por garanton qė rrjeta e formuar brenda njė hapėsire mund tė jetė e izoluar nė mėnyrė tė pėrkryer nga bota e jashtme.

Pėrbrenda WLAN-it pėrdoren Wireless ISA, PCI osei PCMCIA kartela tė rrjetit dhe Wireless stacione tė qasjes (Access Point). Wireless kartela e rrjetit ėshtė e njėjtė me kartelen klasike tė rrjetit pėrveq qė nė vend tė konektorit pėrt kabllo, ka konektorin pėr antenė. Nė nivelet mė tė larta tė lidhjeve nė rrjet, si rrjeta klasike ashtu edhe Wireless-i sillen nė mėnyrė identike dhe plotėsisht transparente. Access Point-i nuk ėshtė hub pa kabllo, por mund ta definojmė si urė nė mes rrjeteve LAN e WLAN. Ai ka LAN port (me rregull Ethenet) dhe port WLAN, kyqje pėr antenė. Pėrdoret qė Wireless stacionet punuese tė kyqen nė rrjetin me kabllo, dhe tė kundėrtėn, qė shfrytėzuesit nga rrjeti me kabllo ti qasen WLAN-it. Duhet pėrmendur edhe se Access Point-i mund tė pėrdoret edhe si Wireless kartelė ”eksterne” e rrjetit pėr lidhje nė WLAN tė vetėm njė kompjuteri. Egzistojnė dy topologji apo lloje lidhjes tė rrjetit Wireless Ethernet. E para ėshtė a ashtuquajtura 'ad-hoc' apo peer to peer rrjeti tė cilin e pėrbėjnė dy Wireless stacione punuese. Ēdo stacion mund tė komunikoj direkt me secilin stacion tjetėr punues nė WLAN. Numri maksimal i stacioneve punuese nė WLAN ėshtė aq i madh sa qė nė praktik vėshtirė mund tė mbėrrihet. Ad-hoc rrjeti mund tė instalohet shumė shpejtė, ėshtė mobil dhe shpesh ka karakter tė pėrkohshėm. Lloji i dytė i rrjetit Wireless Ethernet, i ashtuquajturi infrastructure ku stacionet punuese komunikojnė pėrmes Access Point-it, nė mes veti dhe me stacionet tjera nė rrjetin me kabllo. Kėtu paraqitet edhe qėshtje e 'roaming'-ut qė na ėshtė e njohur nga telefonia mobile, dhe paraqet kalimin e njė Wireless stacioni nga njė Access Point nė tjetrin.


Mbulushmėria e Wireless paisjeve varet nga lloji i antenave tė pėrdorura. Sipas kėndit tė emitimit egzistojnė dy lloje antenash. Tė parat janė antena omni-direkcionale tė cilat emitojnė sinjalin nė 360 dhe mundėsojnė point to multi-point komunikim. Nuk ėshtė e domosdoshme pamja optike por mbulushmėria zvogėlohet dukshem varėsisht prej pengesave. Omni antenat eksterne kanė fuqi deri 15dB me tė cilat arrihet mbulushmėria 10 - 20km. Ana e mirė e tyre ėshtė se munfd tė mbulohen sipėrfaqe tė mėdha dhe mund tė mbulohen tė gjithė shfrytėzuesit mobil dhe stacionar dhe tė gjitha LAN rrjetat qė gjendet brenda hapsirės sė mbulueshmėrisė. Njėri prej kahjeve tė zhvillimit tė Wireless Ethernet-it ėshtė edhe qasja nė Internet bazuar nė kėtė princip. Mbulimi i sipėrfaqeve tė tėra ėshtė tregim nė vete, ekzistojnė metoda tė veqanta pėr matjen e fuqisė sė sinjalit nė pika tė caktuara, nevojitet pėrvojė kur kemi tė bėjmė me reflektimin dhe difrakcionin e sinjalit nėpėr pengesa, etj. Ana e keqe e omni antenave ėshtė se e shpėrndan sinjalin nė tė gjitha drejtimet, prandaj mund ta pranon edhe ai qė nuk do tė duhej. Pėr kėtė rekomandohet pėrdorimi i mė shumė antena direkcionale tė lidhura nė paisje transmetuese me tė ashtuquajturit spliter. Brezi frekuencorė ISM tek ne nuk ėshtė shumė i shfytėzuar dhe mospėrdorimi i omni antenave aty ku ėshtė e mundur garanton se kėshtu do tė mbetet edhe nė tė ardhmen. Wireless kartelat dhe Access Point-i nė formė standarde liferohen me omni-dipol antena mbulushmėria e tė cilave nė hapsirė tė hapur ėshtė rreth 250m, ndėrsa nė tė mbyllur 50 - 150m varėsisht prej llojit tė objektit. Lljo i dytė i antenave ėshtė uni-direkcionale (tė drejtuara), tek tė cilat zakonuisht kėndi i mbulushmėrisė ėshtė prej 10 deri 70 dhe janė tė dedikuara pėr lidhje point to point, por mund tė pėrdoren edhe pėr lidhje point to multi-point. Mund tė kenė edhe forcė tė madhe tė emitimit mbi 20dB, e me kėtė edhe mbulushmėri shumė mė tė madhe deri nė dhjetra kilometra. Antenave tė drejtuara, me rregull, ju nevojitet pamje optike. Largėsia mė e madhe e mbulimit qė mund tė arrihet ėshtė rreth 60-70 km, e me teknika tė caktuara edhe mė shumė. Nė largėsi tė mėdha pozicionimi i antenave shėndėrohet nė punė tė komplikuar pasi qė kėrkon pėrvoj dhe paisje speciale pėr matje. Tė pėrmendim se nė kėto distanca duhet llogaritur nė efektet si lakimi i ruzullit tokėsorė, pėr ēka duhet montuar antenat nė shtylla tė larta. Mund tė pėrdoren edhe stacione repetitor, qė do tė thotė se linku mund tė realizohet me disa “kėrcime” – linka tė posaqėm. Se cilat antena ėshtė mė optimale tė pėrdoren varet nga pėrdorimi konkret dhe tereni. Ekzistojnė shumė paisje shtesė pėr antena tė cilat nė shumė raste janė mjaft tė dobishme. Tė pėrmendim paisjet pėr mbrojtje nga zbrazjet elektrike (Lightening Protection) qė preferohet tė pėrdoret nėse antena ėshtė e montuar nė objekte qė nuk janė tė mbrojtur me rrufepritės. Janė interesant edhe paisjet e pėmendura mė parė ndarėsit e antenave (Antenna Splitter) tė cilėt mundėsojnė qė njė Wireless paisje tė lidhet nė dy apo mė shumė antena.


Cisco, 3Com, Nortel si dhe shumė kompani tjera tė mėdha nė fushėn e rrjeteve kompjuterike tashmė kanė hyrė nė garė dhe, thuajse brenda njė nate, kanė filluar tė ofrojnė zgjidhjet e tyre pėr Wireless Ethernet rrjeta. Mėnyra pėr kėtė ėshtė e thjeshtė dhe bėhet me blerjen e kompanive tė specializuara pėr Wireless Ethernet apo nė OEM prodhim. E ardhmja e standardit IEEE 802.11 me kėtė ėshtė e garantuar dhe para shfrytėzuesit ėshtė dilema rreth zgjedhjes sė teknologjisė mė optimale - Wireless Ethernet apo xDSL-ėt e ndryshėm, ISDN, Frame Relay apo tjetėr. Wireless Ethernet-i sot ėshtė njė teknologji “e pjekur”, e pazėvendėsueshme nė rastet kur instalimi i rrjetit duhet tė bėhet nė objekte tė mbrojtura historike, pastaj aty ku ėshtė e vėshtirė apo e shtrenjtė vendosja e kabllove, ku duhet instalim i shpejtė i rrjetit apo edhe kur rrjeti duhet tė jetė mobil. Wireless Etherneti jorrallė paraqet zgjedhjen mė tė shpejtė dhe mė optimale sepse njė Wireless kartelė mund tė zėvendėsojė me qindra metra kabllo optike dhe tė gjitha peripecitė lidhur me vendosjen e tė njėjtės. Ėshtė e sigurt se edhe pėr njė kohė tė gjatė rrjetet me kabllo kanė pėr tė qenė dominante, mirėpo, pėrqindja e WLAN-ėve do tė rritet shumė shpejt. Me rritjen e shpejtėsisė te Wireless Ethernet-i shtrohet pyetja e investimeve shtesė nė kabllimet e kategorisė 6 e posaēėrisht 7 (e cila ende nuk ėshtė aprovuar zyrtarisht). Deri sa nuk shfrytėzohen potencialet e standartit tė kategorisė 5E i cili pėrkrahė edhe Gigabit Ethernet-in 1000Base-T rrjetet nė 1000 Mb/s, do tė vijė deri tek pėrparimi nė Wireless Ethernet tė cilin tashmė ėshtė vėshtirė ta parashikojmė dhe i cili ndoshta do ti largoj pėrgjithmonė rrjetat me kabllo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aDmiral
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 40
Registration date : 16/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeFri Aug 22, 2008 10:55 am

Nice Answer HotG!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
spyhackk
Super Moderator
Super Moderator
spyhackk


Numri i postimeve : 92
Location : n`design world
Registration date : 17/08/2008

Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitimeFri Aug 22, 2008 6:45 pm

Razz sma merr menja qi i ke lexu gjith kto Razz hauhau se shum:P

Bravo HotGirl!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hack-cs.tk
Sponsored content





Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Empty
MesazhTitulli: Re: Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT   Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pytje] - Pyetje dhe Pėrgjigje rreth Teknologjis Informative [ IT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [3D tut links] Shum tut. rreth 3D Design.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| AlbPixel | Aty Ku Dizajni Mbreteron | :: IT World :: Pyetje & Pergjigje-
Kėrce tek: